Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Presin në shtëpi Teutën, Shehi debuton te Partizani me 6 mungesa

Shkruar nga NEWSPORT
Presin në shtëpi Teutën, Shehi debuton te Partizani me 6 mungesa

Partizani do ta nisë vitin 2024 në shtëpi, teksa do të presë në “Arenën e Demave” skuadrën e Teutës. Duel ky që do të luhet ditën e shtunë në orën 17:00 dhe është i vlefshëm për javën e 19-të të Superiores.

Në këtë përballje do të debutojë edhe zyrtarisht në stol Orges Shehi, i cili tashmë prej javësh ka stërvitur skuadrën për pjesën e dytë të sezonit. Por për ish-timonierin e Tiranës nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi do të ketë disa mungesa.

Janë jo pak, por 6 të tilla që nuk do të mund të llogariten nga Shehi. Adnard Mehmeti është i pezulluar për shkak se u ndëshkua me karton të verdhë në duelin me Erzenin dhe ka plotësuar nurmrin 4 të tyre.

Ndërkohë Alban Hoxha dhe Marcelino Preka ende nuk janë gati për të zbritur në fushë, ndërsa edhe Skuka është ende larg formës së tij dhe në këtë kushte nuk do të mund të luajë. Bintsouka vuan ende nga një dëmtim dhe po zhvillon stërvitje i veçuar, teksa Mba nuk është rikuperuar ende dhe në këtë mënyrë do të mungojë ndaj durrsakëve.

6 mungesa që bëjnë me “dhimbje koke” Shehin, i cili duhet të “arnojë” formacionin për sfidën e radhës në kampionat.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga