Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FORMULA 1

Presidenti i Mercedes "thumbon" Rosberg: Nuk do dilte kampion pa ne

Shkruar nga NEWSPORT

Asnjë peng për largimin e Niko Rosberg nga Formula 1. Niki Lauda, presidenti i nderit të Mercedesit tregohet i ftohtë në gjykimin e tij për sa i përket tërheqjes së pilotit gjerman menjëherë pasi fitoi titullin kampion.

"Nuk na mungon fare. Tani ai ka ikur. Është vendimi i tij dhe duhet të mësohemi me këtë gjë. Tani do të shohim drejt së ardhmes, pa asnjë peng për Rosbergun.

Ai u përmirësua shumë, sepse vetë skuderia jonë u rrit me hapa gjigantë.

Fituam tre tituj kampionë për konstruktorë dhe Hamilton para Rosbergut doli dy herë kampion si pilot.

Me Mercedes, Niko pati në duar potencialin e nevojshëm për të dalë kampion.

Nëse fitoi titullin ishte falë kombinimit të Mercedesit dhe aftësive të tij. I vetëm nuk do t'ia dilte kurrë", tha për Bild, Niki Lauda.

[caption id="attachment_77093" align="alignnone" width="300"]lauda Niki Lauda[/caption]

Tags:

FORMULA 1

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga