
Ditën e sotme kanë përfunduar 4 sfidat nga 5, të vlefshme për javën e 17-t të Superiores. Në këtë mënyrë me ndeshjet e kësaj jave mbyllet edhe faza e dytë e kampionatit e cila sjellë jo pak surpriza në renditje. Si mos të mendohej nga askush Bylis ka vazhduar ecurinë pozitive dhe tashmë ndodhet në vendin e dytë me 30 pikë, 1 më pak sesa Kukësi në vend të parë. Presidenti i ballshiotëve Besnik Kapllanaj i ftuar në emisionin "Sport Neës" në Neës 24 foli për ecurinë e ekipit të tij këtë sezon.
"Duke parë tabelën e klasifikimit duhet të jemi të kënaqur që jemi në vendin e dytë. Unë do të thoja që mund të bënim më të mirë. I kemi mundur të gjitha ekipet e forta, por kemi lënë pikë me të voglat. Objektivi jonë nuk është titulli kampion. Objektivi jonë është të krijojmë një skuadër. Dhe të grumbullojmë pikët që nëse mundemi të kapim kupat e Europës", tha në fillim presidenti i Bylist Besnik Kapllanaj.
"Kukësi është një ekip me tifozëri të zjarrtë. Futbollisti i 12 është tifozi dhe ata e ndiejnë mungesën. Përsa na përket neve. Ne e kemi nisur punën tonë nga stadiumi dhe skemi probleme të tilla. Unë nuk i ndaj dot skuadrat. Përjashto Luftëtarin dhe Flamurtarin. të gjithë skuadrat e tjera janë në garë. Kampionati ka qenë surprizë këtë vit. Tirana është një skuadër shumë shumë e mirë, Partizani dhe Kukësi po. Po ashtu edhe Vllaznia ka bërë mirë. Po ta shikojmë të gjitha skuadrat janë të ngjeshura dhe mendoj se janë të gjitha në garë", u shpreh Kapllanaj.
Trajneri?
"Ne është viti i dytë që e kemi këtë trajner dhe jemi shumë të kënaqur. Një trajner kur ka rezultate është absurde që ta heqësh. Kur nuk ka pastaj edhe mund të iki nuk ka ndonjë gjë", tha Kapllanaj.