Situata e Orges Shehit me Tiranën po bëhet gjithnjë e më shumë si “luftë” në largësi. Por në këtë “luftë” duket se është përfshirë edhe gazetari i njohur i MCN TV, Gerti Çarçani.
Pasi presidenti i Tiranës, Refik Halili, gjatë intervistës së tij në lidhje me shkarkimin e Shehit, nxorri dhe një foto ku shihej Gerti Çarçani sëbashku me teknikun nga Durrësi dhe presidentin e Dinamos, ka ardhur dhe reagimi nga gazetari i MCN TV.
Me anë të një postimi në “InstaStory”, Çarçani ironizoi presidentin Halili me një foto ku shihej sëbashku me Orges Shehin dhe me mbishkrimin “Fundi i marrëzisë apo marrëzia e fundit…?”.
Galeria fotografike ()
Poll