Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Presidenti Gaz Demi: Kërkesat ia kam dhënë vetes, me ndihmën e dashamirësve kemi arritur këtë

Shkruar nga NEWSPORT
Presidenti Gaz Demi: Kërkesat ia kam dhënë vetes, me ndihmën

Partizani tashmë ka realizuar një projekt të madh, ku ideatori i saj ishte presidenti Gazmend Demi. Ndeshja ndaj Bylisit ishte historike për ekipin e kuq të kryeqytetit, pasi për herë të parë luajn ndeshjen në shtëpinë e tyre.

Java e 12-të e Abissnet Superiore u mbyll me fitoren e Partizanit me shifrat 2-1 kundër ballshiotëve. Autori i dy golave për të kuqtë ishte sulmuesi Skuka. Para startit të takimit presidenti Gaz Demi ka folur për mikrofonin e Oversport, duke ndarë me tifozët gëzimin për bërjen realitet ëndrrën e madhe.

Presidenit Gaz Demi:  

“Kjo ka qenë ëndërr dikur, ëndrra ka ikur, jemi në përfundim të projektit. Shpresojmë se do të shkojë diçka mirë, shpresojmë të ecin mirë të tjerat.

Kërkesat ia kam dhënë vetes, nuk është se kam patur ndonjë kërkesë të madhe. Me ndihmën e dashamirësve kemi bërë këtë që është bërë deri tani, shpresojmë të mbarojmë kompleksin përfundimisht.

Mendoj se tifozët do të mësohen me distancën. Partizani është emër i madh, do të jetë ndeshja e parë kjo, një ndeshje e shpejtë. Menduam të mos vonohemi duke shpenzuar para, shpresoj të mësohen se nuk është edhe aq larg, 4,5 km nga qendra e Tiranës.

Shpresojmë të jemi më të qenë të në fushën tonë dhe stadiumi të na sjellë një krenari e sukses në të ardhmen.

Shpresojmë shumë që ta kthejmë titullin në këtë stadium, shpresojmë të bëjmë mirë e të na ec fati”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga