
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka është i ftuar në emisionin "Fair Play" në "News 24" që drejtohet nga moderatorja Enkeleda Zeko.
Në fillim të intervistës së tij, numri 1 i Federatës Shqiptare të Futbollit ka treguar dy objektivat madhorë që ai ka mundur të realizojë me sukses gjatë drejtimit të këtij institucioni.
"Kualifikimi për në Europian dhe fillimi i punimeve të stadiumit 'Arena Kombëtare' janë dy synime që ne i kishim prej kohësh. Jam krenar që arritëm t'i realizonim me sukses, së bashku me të gjithë faktorët që na kanë ndihmuar në këto dy objektiva.
Por, kemi ende punë për të bërë. Ishte një vit i suksesshëm, por jemi ende në hapat e parë. Kjo pasi Shqipëria do të jetë sërish në një Europian dhe pse jo edhe në një Botëror. Por Europiani që sapo kaloi do të mbahet mend gjatë, pasi ishte pjesëmarrja jonë e parë në këtë kompeticion", tha Duka në "Fair Play".