
Shqipëria dhe Rebublika Çeke do të sfidojnë njëra-tjetrën në shtator në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Euro 2024. Për të folur për këto dy sfida dhe për marrëdhëniet mes dy vendeve kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe Ambasadori i Republikës Çeke në Shqipoëri, z.Karel Urban kanë bërë një takim “kokë më kokë”.
“Sot pata një takim miqësor me Ambasadorin e Republikës Çeke në Shqipëri, z. Karel Urban. Diskutuam së bashku për zhvillimin e futbollit në vendin tonë dhe për dy ndeshjet e ardhshme mes Shqipërisë dhe Çekisë në kualifikueset e Euro “Gjermani 2024”.
Ambasadori Urban vlerësoi rezultatet e kombëtares shqiptare dhe rritjen e futbollit shqiptar, ndërsa unë nga ana ime e sigurova se skuadra dhe tifozët çekë do të gjejnë një atmosferë të shkëlqyer dhe do ta kalojnë orë të bukura në Shqipëri me rastin e ndeshjes mes dy kombëtareve.
Gjithashtu, folëm edhe për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në të ardhmen veçanërisht në fushën e futbollit”, ka shkruar Duka.