
“Për çdoj lloj oferte Dwamena nuk largohet nga Eganatia, as për 5, 6 apo 10 milionë. Dwamena nuk largohet nga Egnatia”, do të deklaronte Agim Demrozi menjëherë pas fitimit të Kupës së Shqipërisë.
Sigurisht emocionet pas këtij triumfi ishin të mëdha, pasi Egnatia për herë të parë arriti të fitonte këtë trofe dhe po për herë të parë siguroi edhe pjesmarrjen në kompeticionet europiane. Shumë ishin skeptikë nëse pas përformancës së shkëlqyer të Dwamenas, presidenti do arrinte ta mbante në Rrogozhinë.
Tashmë gjithçka është e vërtetë. Sulmuesi që ishte “zbulimi” i rrogozhinave para dy ditësh rinovoi kontratën me Egnatian edhe për 2 vite të tjera. Dhe në këtë mënyrë Demrozi nga fjalë në vepra dhe arriti të mbante premtimin e dhënë në atë natë fantastike për të gjithë rrogozhinasit.
Sulmuesi ganez është një realitet i bukur dhe në Rrogozhinë janë të bindur se me të në skuadër do të vazhdojnë me sukseset në Kupat e Europës dhe në dy vitet e ardhshme. Nuk dihet se si prezidenti arriti ta bindë për të rinovuar, por Edlir Tetova nga krahu tjetër është më i lumtur se kurrë, pasi një element si Dwamena vështirë të zëvendësohet.