Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Pres ftesën nga Reja", Xhixha: Fitoren ia dedikoj Ismajlgecit, Lila të shikoj mirë muajin tjetër

Shkruar nga NEWSPORT
"Pres ftesën nga Reja", Xhixha: Fitoren ia dedikoj Ismajlgecit,

Partizani nuk njeh fitore në “Air Albania”, Tirana arkëton triumfin e radhës në derbi. Ndeshja u vulos nga 2 golëshi i Redon Xhixhës, e përfunduar me shifrat 0-2. Bardheblutë luajtën me 10 lojtarë për pjesën më të madhë të takimit.

Partizani tentoj të reagoj me Skukën dhe Da Silvën por çdo gjë ndalej nga Bekaj. Gardiani bardheblu bëri një paraqitjë të shkëlqyer në këtë takim. Vlen për t’u përmendur që derbit të kryeqytetit nuk i mungoj asgjë në këtë takim, duke nisur nga atmosfera e tifozerisë dhe duke vijuar me kartonat e kuq, penallti dhe golat.

Njeriu i ndeshjes në derbi, Redon Xhixha foli për Oversport

Ndeshja? Jam i lumtur që po realizoj gola, dhe unë dua të falenderoj Ismajlgecin pasi një njeri që humbi personin e tij të afërt, gjyshin e tij, dhe erdhi të luante me ne është diçka e jashtëzakonshme. Unë dua t’ia dedikoj fitoren atij dhe golat e takimit.

Penalltia? Fola me Kallakun dhe më tha të gjuaj penalltin dhe ma lejoj ta gjuaja. Ndeshje të tilla janë ndeshje me presion dhe e ndava mendjen dhe godita në një krah por ishte fati i portierit që e priti.

Zëvendësimi? Janë mendimet e trajnerit dhe nuk më takon mua por në fund jam i lumtur që nuk më ka zëvendësuar.

Pushimi? Të them të drejtën profesori na tha që kur ekipet janë me 10 lojtarë japin shpirtin në fushë dhe ashtu bëmë, arritëm fitoren.

Dedikimi? Mbështetjen më të madhe kam familjen, por e thashë, këto gola sot ia dedikoj Ismajlgecit. Nuk kam asnjë shifër dhe mendoj të realozj sa më shumë.

Parashikimi i Seferit? Seferit ja ka ndjer zemra dhe po mundohem ta zëvendësoj në mënyrën më të mirë të mundshme.

Trofeu Skukës? Këtë tani e mësova. që Skuka ka fituar trofeun e lojtarit më të mirë për muajin shtator, dhe mesa di unë ktë çmim e vendos Andi Lila, dhe i them që të shikoj mirë muajin tjetër (qesh). Përtej të gjithave Lila është një porfesionist dhe ai di më mirë kë zgjedh.

Ftesa e Rejas? Të them të drejtën çdo futbollist e ka ëndërr të luaj me Kombëtaren dhe shpresoj të më vij ftesa patjetër që do ta pranoj, e pres me kënaqësi".

Pas ndeshjes, trajneri Orges Shehi tregoi që Ismajlgeci vendosi të luante edhe pse pak para ndeshjes mori vesh se ishte ndarë nga jeta gjyshi. Sa i përket trofeut të lojtarit të muajit, është Andi Lila bashkë me Oversport që vendosin për futbollistin që ka shkëlqyer në 4 javë. Në muajin e parë u zgjodh Skuka i Partizanit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga