
Armand Duka ishte sot në Shkodër, ku pati një takim me lojtaret e skuadrës së Vllaznisë. Vajzat shkodrane kanë bërë krenarë gjithë shqiptarët kudo që ndodhen përmes kualifikimit të tyre në grupet e Champions League.
Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit ka bërë një postim në kanalet e komunikimit ku tregon publikisht mbështetjen pa kushte për to. Në facebook-un e tij, Duka shkruante:
“Sot në Shkodër me vajzat e mrekullueshme të Vllaznisë, krenarinë e Shkodrës dhe gjithë futbollit shqiptar, të cilat vazhdojnë përgatitjet per përballjet me klubet më të mëdha të Europës.
Vllaznia në grupet e Ëomen's Champions League ishte një ëndërr kur e nisëm futbollin e vajzave 14 vite më parë.
Sot një realitet frymëzues për të gjithë futbollin shqiptar. Një sukses që konfirmon edhe njëherë se investimi te futbolli vajzave është i duhuri dhe po hedhim themele të shëndosha.
Konfirmova mbështetjen time personale dhe të FSHF-s për ti ndihmuar akoma më shumë këto vajza që kanë nderuar gjithë Shqipërinë”.