
Vllaznia prej ditësh vazhdon përgatitjet për sfidën e parë me Linfield në Conference League që do të luhet në transfertë më 13 korrik, duke nisur që nga ora 20:45.
Migen Memelli po zhvillon me skuadrën stërvitje intensive në mënyrë që të gjithë lojtarët të marrin ngarkesën e duhur për të qenë të gatshëm. Por në seancat stërvitore të fundit në sy ka rënë një lojtar.
Dritmir Beci është lojtari që ka nisur stërvitjen nënurdhrat e Memellit, me 27-vjeçarin që është gati për një rikthim në Shkodër, pasi në të kaluarën ka mbajtur veshur fanelën e kuqebluve.
Nuk ka akoma nuk konfirmim nga klubi apo lojtari, gjithsesi mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim.
Poll