
Erdenis Gurishta është zyrtarisht i larguar nga Vllaznia. Mbrojtësi i njohur shkodran ishte pranë firmës me Tiranën, por gjithçka ka dështuar në fund. Burime të besueshme pranë lojtarit bëjnë me dije për Newsport.al që fillimisht Gurishta kishte kërkuar që mos të bëhej asgjë medietike.
E shkuara jo fort e mirë me tifozët bardheblu kishte bërë që ai t’i paraprinte një “shpërthimi kritik” në rrjetet sociale. Deri këtu gjithçka duket në rregull. Por, më pas një ofertë e ardhur jashtë vendit e ka tunduar duke bërë që shkodrani të mendohet sërish për një firmë te Tirana.
I gjendur në këto kushte, negociatat me bardheblutë kanë ngrirë me drejtuesit që kanë parë në një tjetër front duke qenë shumë pranë Albi Dokës. Tashmë pritet të shihet se ku do të jetë e ardhmja e Gurishtës, ku me gjasë destinacioni final mund të jetë Hungaria ose Bullgaria.