Kombëtarja shqiptare prej ditësh tashmë po vazhdon stërvitjet për duelin e parë në eliminatore të EURO 2024. Kuqezinjtë të udhëhequr nga Sylvinho do të udhëtojnë në Varshavë ku i pret Polonia e Robert Lewandowskit.
Në seancën e ditës së djeshme një nga lojtarët më në formë të momentit ka shqetësuar jo pak stafin e kombëtares. Myrto Uzuni që po shkëlqen me gola në La LIga 2 me Granadan nuk u stërvit me pjesën tjetër të grupit. Ende nuk dihet arsyeja e vërtetë e kësaj mungese.
Sylvinho në vend të tij provoi Nedim Bajramin. Porta është gjithashtu delikate, pasi Thomas Strakosha ka punuar vetëm në palestër, por sipas mjekëve të kombëtares nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
Poll