Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Postime sistematike me Partizanin, Eneo BITRI drejt rikthimit në kryeqytet?

Shkruar nga NEWSPORT

Eneo Bitri duket se është pjesë e Partizanit, paçka se formalisht bën pjesë në Çeki me ekipin e Ostravës. Qendërmbrojtësi i njohur ishte prezent dje në "Arenën e Demave" duke qenë mes futbollistëve që ngritën trofeun e kampionit. Me një kontribut të madh në pjesën e parë të sezonit, Bitri duket se është i dashuruar me 17 herë kampionët e Shqipërisë. Tashmë ekipi është 2 javë pushim, për të nisur përgatitjet për Europën.

Ndërkohë në klub janë koshient se për Champions League duhet ndonjë përforcim cilësor. Pas largimit të beratasit, prapavija nuk ka qenë në nivelin e duhur. Dhe hapur në stafin teknik janë shprehur se mund të ndërhyjnë për një qendërmbrojtës.

Shumë postime të Bitrit dhe së fundmi një me trofeun e të kuqve ku shkruan: "Krenar për këto ngjyra". 26-vjeçari ka kontratë me Ostravën deri në fund të sezonit të ardhshëm. Por, nëse do të dilte lojtar i lirë dhe do t'i duhej të kthehej në Shqipëri, padyshim që do të zgjidhte vetëm Partizanit. Pritet të shihet se si do të vijojë aventura e Bitrit në Çeki, por edhe e të kuqve në Europë.

[caption id="attachment_694827" align="alignnone" width="650"] Postimi i Bitrit[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga