Forma që ka shfaqur këtë Europian talenti portugez Renato Sanchez i ka suprizuar të gjithë. Edhe pse ata që e kanë njohur portugezin, që më herët te akademia e Benfikës ishin të bindur për suksesin e tij. Talenti ka firmosur një kontratë me gjidandët e Bayern Mynich me një vlerë shitje qe llogaritet 35 milionë Euro. Skuadra e Benfikës që zotëronte dhe kartonin e lojtarit ka qenë përfituesja e madhe. Ndoshta shumë njerëz mendojnë se ai është akoma i ri për këtë eksperiencë të madhe, por nuk mendon njëlloj shoku i tij i skuadrës te Portugalia Andre Gomez.
‘’Të gjithë ne që e kemi njohur atë që në kohën që luante me Benfikën nuk na suprizon fare forma e tij e mirë. Ai është një fëmijë i veçantë, për këtë nuk ka asnjë dyshim. Fakti që ai do të luajë për Bayern do ta përmisojë edhe më shumë lojën e tij. Ai është i gatshëm për çdo gjë që e pret, madje edhe për këtë kapërcim gjigand në karrierë’’, është shprehur Gomez.
Të dy futbollistët kanë qenë së bashku kur luanin për skuadrën portugeze të Benfikës. Ky talent ka errësuar në disa ndeshje edhe praninë e Ronaldos në fushë duke shënuar golin vendimtar në ndeshjen me Poloninë që e çoi ndeshjen në kohën shtesë dhe i mundësoi Portugalisë kualifikimin.