
Polonia ka arritur që t'ia dalë ndaj helvetëve në ndeshjen e sotme duke u kualifikuar nëpërmjet penalltive. Ka qenë ndeshje e vështirë, pasi Xherdan Shaqiri i barazoi afër fundit të ndeshjes, ndërsa ankthi ishte deri te 11-metërshi i fundit.
Megjithatë, situata tashmë ka kaluar dhe polakët e udhëhequr nga Levandovski po mendojnë për ndeshjen e radhës që do të luajnë në çerekfinale. Pikërisht, ndeshja e mbrëmjes mes Portugalisë dhe Kroacisë do të vendosë se kush do të jetë përballë tyre në ndeshjen e 30 qershorit në Marseille në orën 21:00.
Poll