Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

“Shqipëria luan futboll të...”, trajneri Urban i Polonisë para “finales”: E di se për çfarë niveli janë të aftë

Shkruar nga NEWSPORT
“Shqipëria luan futboll të...”, trajneri Urban i
Jan Urban

Polonia do të presë Kombëtaren shqiptare më 26 mars, në ndeshjen e vlefshme për “play-off” të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në Varshavë, do të nisë në orën 20:45. Në prag të këtij takimi ka folur në konferencë për shtyp edhe trajneri i polakëve, Jan Urban.

“Tani do të luajmë kundër Shqipërisë plot vetëbesim, por më vjen keq, në raundin kualifikues për EURO-n e fundit, Shqipëria fitoi grupin kundër nesh dhe gjithashtu kundër Republikës Çeke. Shqipëria thjesht luan futboll të mirë dhe nëse dikush nuk e sheh këtë, nuk është faji im. E di se për çfarë niveli janë të aftë. I mbaj mend duke luajtur kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës në Kampionatin Europian dhe si arritën ta mposhtnin Ukrainën në Ligën e Kombeve. Kjo skuadër ka stabilitet, një trajner të mençur që ka qenë në krye për tre vjet dhe ata dinë si të luajnë.

Shqiptarët luajnë në klube të mira dhe shfaqin një stil loje italiane, duke huazuar shumë nga idetë e tyre nga ai rajon. Ata nuk e humbasin topin lehtë dhe kur janë nën presion, nuk kalojnë në panik. Janë një ekip teknikisht i shëndoshë, i aftë të thyejë presionin dhe pësojnë pak gola. Theksi është te mbrojtja, prandaj nuk shënojnë shumë gola. Kështu duan të luajnë dhe kjo u ka sjellë rezultatet që meritojnë”, tha Urban.

 

Poll

Lexo gjithashtu