
Polaku Arkadiusz Milik është shprehur për ndeshjen e sotme ndërmjet Polonisë dhe Portugalisë. Ai ka treguar për emocionet që ka për ballafaqimin me Cristiano Ronaldo. Sipas tij kjo është një ëndërr që do të bëhet realitet ditën e sotme. Lojtari e ka cilësuar CR7 si më të mirin në botë.
''Nuk mund ta fshehë se vitet e fundit, kam tentuar të mësoj sa më shumë nga Ronaldo. Lojtar si Cristiano nuk ka pasur bota e futbollit, ju duhet të përfitoni nga një lojtar si ai sepse Cristiano është unik', ka thënë Milik para ndeshjes.
“'Është një ëndërr ta takoj atë në një fushë futbolli. Nuk do e harroj kurrë këtë moment, momentin kur takova lojtarin më të mirë në botë”, përfundoi polaku.
Poll