Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Pogba gjithnjë e më pranë Reali-t, "galaktikët" takohen në Dubai me mesfushorin

Shkruar nga NEWSPORT
Pogba gjithnjë e më pranë Reali-t, "galaktikët"

Poul Pogba vazhdon të përfilitet në lëvizjet e mundëshme të merkatos. 26 vjeçari francez është pjesë e Manchester United, por nuk po kalon një formë të mirë me ekipin nga "Old Trafford". Ecuria zhgënjyese në rezultate, mund të bëjnë që Pogba të zgjedhë Madridin si destinacion të ardhshëm.

Një takim që Zinedine Zidane ka zhvilluar me mesfushorin së fundmi, shton shpresat e madrilenëve për të pasur në ekip një lojtar si Pogba. Dyshja është takuar në Dubai, aty ku mesfushori po riaftësohet pas dëmtimit të pësuar. Zidane ka përfituar edhe nga pauza e ndeshjeve të kombëtareve, për të kryer një udhëtim që nuk duket vetëm turistik.

Reali i Madridi-t e ka kërkuar edhe më herët lojtarin, por për "djajtë" nga Mançesteri ai është i pashitshëm. Oferta e refuzar në verë prej tyre kapi shifrën e 89 milion paund-ëve. Duket se Florentino Perez nuk do të kursehet, derisa ta shohë numrin 6 të veshur më fanellën e bardhë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga