
Teuta e ka nisur me të 5-tin këtë merkato teksa brenda ditës së sotme ka bërë plot 3 goditje. “Djemt e Detit” nënshkruan pak më para me Realdo Filin dhe Arsid Krujën, të dy futbollistët nënshkruan një kontratë 1 vjeçare.
Tashmë pas këtyre ata kanë nënshkruar edhe me lojtarin e Tiranës, Aldi Gjumsi. Sulmuesi që mbylli bashkëpunimin me bardheblutë disa ditë më parë po stërvitej me Teutën por vetëm ditën e sotme ka ardh zyrtarizimi nga ana e klubit.
Nëpërmjet një postimi në kanalin e tyre zyrtar në Facebook ata njoftojnë se kanë arritur marrëveshjen dhe zyrtarizimin e bashkëpunimit. Gjumsi po zhvillon përgatitjet me skuadrën në Durrës për të qenë gati për sezonin e ardhshëm.
Poll