Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Po dua të bëhem president i Vllaznisë”, kreu i ekipit të basketbollit vetëofrohet për futbollin: Jam gati të investoj

Shkruar nga NEWSPORT
“Po dua të bëhem president i Vllaznisë”, kreu i

Alban Xhaferi po lakohet ditët e fundit shumë për të marrë drejtimin e klubit të futbollit Vllaznia. Aktualisht ai është president i ekipit të basketbollit, por siç duket dëshira e tij është të investojë dhe në futboll. Këtë e ka thënë vetë Xhaferi që në një prononcim për Shkodra Sport ka deklaruar:

“Po, është e vërtetë se kam shfaqur interes për të marrë klubin e futbollit Vllaznia. Një ide e iniciuar nga tifozët e kësaj skuadre të cilët më kanë ngacmuar herëpaherë për të investuar edhe tek futbolli.

Për momentin kaq mund të them. Nuk e di se çfarë do të ndodhë sepse tashmë çdo gjë është në dorën e Bashkisë Shkodër që është pronarja e klubit. Nëse ajo dëshiron bashkëpunim, mund të ulemi e të gjejmë gjuhën e përbashkët për mënyrën si do të bëhet ai.

Unë nuk jam i interesuar aspak që të jem administrator i klubit. Dëshiroj të shkojmë më tej por janë shumë gjëra për t’u diskutuar dhe sqaruar. Tashmë jam në pritje të asaj se çfarë do të ndodhë”, ka thënë ai.

E shqiptuar ndryshe, Xhaferi është gati të bëhet president i klubit me të drejta të plota. E gjithë kjo ka ardhur për shkak të tifozëve shkodranë të cilët i kanë kërkuar të investojë në ekipin e futbollit. Por, fillimisht duhet gjetur marrëveshja me Bashkinë e Shkodrës që ka në pronësi klubin e futbollit Vllaznia.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga