Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Plotësohet Partizani, rikthehet një i pabindur

Shkruar nga NEWSPORT

Arbnor Fejzullahu pas disa ditësh mungesë dhe sorollatjeve nëpër gjyqe për të fituar lirinë kundër Partizanit, nuk është kthyer sërish. Të njëjtën gjë duket se po e bën edhe bashkëkombasi i tij dhe njëkohësisht bashkëlojtari i skuadrës së Partizanit.

[caption id="attachment_10854" align="alignleft" width="300"]Mentor Mazrekaj Mentor Mazrekaj[/caption]

Prej disa ditësh radhazi Mentor Mazrekaj nuk është bashkuar me Partizanin. Arsyet nuk kanë qenë të qarta, por për faktin se ai është thirrur nga stafi teknik dhe ai drejtues dhe lojtari nuk është bashkuar me skuadrën, duhet të jetë diçka serioze, raportojnë mediat kosovare.

Disa muaj më parë u operua dhe pas operacionit nuk zhvilloi më përgatitje me skuadrën. Megjithatë, Partizani e mbajti atë të regjistruar në listën zyrtare të ndeshjeve në Europa League dhe Champions League. Lojtari ka njoftuar mediat kosovare se po udhëton drejt Shqipërisë, por kjo duhet parë nëse ai do të jetë pranë skuadrës në stërvitjen e sotme ose jo.

Të mërkurën Partizani do të luajë sfidën e kthimit në Hungari kundër Ferencvarosh për llogari të raundit të dytë të Champions League, ndërsa sfida e parë ka përfunduar 1-1.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga