
Partizani është plotësuar para transfertës së Durrësit. Giovani Colella pas më shumë se 10 ditësh tashmë ka të plotë grupin në dispozicion. Nga angazhimet me kombëtaren janë bashkuar me grupin Andi Hadroj ndërsa nga U-21 vijnë Mecelino Preka dhe Paulo Buxhelaj. Massanga Matondo pritet të bashkohe në ditët në vijim.
Gjithashtu lajme të mira kanë ardhur edhe nga infemieria, ku Telushi, Maget dhe Menish kanë hedhur prapa krahëve shqetësimet fizike të tyre dhe ndaj djemve të detit janë nën urdhrat e Colellës, teksa kanë zhvilluar normalisht stërvitjen.
Kujtojmë se demat sfidojnë Teutën në “Niko Dovana” ditën e shtunë, sfidë që do të luhet në ornë 18:00. Të kuqtë synojnë fitoren për të mbajtur vendin e parë në klasifikim. Aktualisht kryesojnë me 44 pikë pas 26 javësh kampionat.