Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Plotësohet grupi, lajme të mira nga Kristjan Asllani

Shkruar nga NEWSPORT
Plotësohet grupi, lajme të mira nga Kristjan Asllani

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar paraditën e sotme edhe stërvitjen e dytë në kuadër të përgatitjeve për sfidën me Moldavinë, takim që do të luhet ditën e premte në orën 18:00 në transfertë.

Grupi i kombëtares është plotësuar dhe në stërvitjen e sotme janë bashkuar edhe Qazim Laçi, Mario Mitaj, Medon Berisha, Mirlind Daku dhe Elham Kastrati. Të gjithë këto futbollistë kanë zbarkuar mbrëmë në Tiranë, ndërsa sot janë vënë nën urdhrat e Sylvinhos.

Gjithashtu ka lajme të mira nga Kristjan Asllani. Mesfushori i Interit mëngjesin e sotëm ndihet mirë dhe në stërvitje ishte pjesë e grupit. Gjithsesi gjendja e tij do të jetë nën monitorimin e stafit mjekësor të kombëtares.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga