Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Play-Off” i Conference League, edhe Daja e Duro thirren në “apel”

Shkruar nga NEWSPORT
“Play-Off” i Conference League, edhe Daja e Duro thirren në

Ditën e sotme përveç Partizanit edhe Ballkani dhe Struga do të luajnë ndeshjet e para të fazës “Play-Off”. Të 3 ekipet shqiptare do të tentojnë të marrin rezultate pozitive për të shkruar historinë në europë.

Struga do të presë në shtëpi Breidablik, me sfidën që do të startojë në orën 17:00. Një duel ku të besuarit e Shpëtim Duros duan fitoren për të qenë më afër grupeve të Conferencë. Kjo ëhstë hera e parë që kampionët e Maqedonisë së Veriut që marrin pjesë në një “Play-Off” të një kompeticioni europian.

Gjithashtu në mbrëmje do të jetë radha e Ballkanit të Ilir Dajës për të zbritur në fushën e blertë, teksa në “Fadil Vokrri” do të presin Bate Borisov. Ky takim do të startojë në orën 20:45, me kampionët e Kosovës që do të tentojë fitoren për të kapur grupet e Conference League për herë të dytë rresht. Kujtojmë se Bate Borisov ishte kundërshtari i Partizanit në turin e parë të Champions League.

Në këto kushte Duro e Daja thirren në “apel” për të shkruar historinë e klubeve shqiptare në garat europiane.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga