
Seanca e parë stërvitore kundër Laçit, ka patur tensione të shumta te Vllaznia. Mes problemeve që janë diskutuar, lojtarët kanë prekur edhe pjesën financiare.
Sipas futbollistëve, skuadra është në muajin e tretë pa rrogë. Klubi nuk u ka kaluar rrogat lojtarëve dhe kjo gjë ka sjell pakënaqësi në kampin kuqeblu.
Shqetësimi ka shkuar deri aty sa është dashur dhe ardhja e administratorit Astrit Gjyrezi i cili ka qetësuar disi lojtarët se kjo vonesë është për shkak të bashkisë. Kjo vonesë vjen për shkak të burokratisë dhe sipas tij ndodh gjithmonë pasi miratohet buxheti.
Gjyrezi ka garantuar skuadrën se kalimi i shumave te lojtarët do të bëhet patjetër dhe për punë ditësh do të zgjidhet çdo gjë.
Sqarimi i ka qetësuar lojtarët të cilët kanë vijuar normalisht stërvitjen.