Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Plas" te Vllaznia, këshilltari akuzon ish-administratorin Lici: Iku një hajdut dhe erdhi një tjetër

Shkruar nga NEWSPORT
"Plas" te Vllaznia, këshilltari akuzon ish-administratorin Lici:

Pasditen e djeshme Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka diskutuar vendimin e nxjerrjes në ankand  të klubit të futbollit për shifrën minimale të mbi 500 milion lekëve të vjetër. Në diskutime ka munguar administrator I ri Benjamin Naku, teksa ka pasur debate të forta nga këshilltarët.

Arbis Vjerdha, njëri prej këshilltarëve që edhe më herët ka ngritur shqetësime për fondet e Vllaznisë, ka akuzuar ish-administratorin Suad Lici dhe atë aktualin se duhet të mbajnë përgjegjësi, pasi sipas tij nuk dihet se ku kanë shkuar lekët e taksapaguesve.

"Problemi te Vllaznia është se ku kanë shkuar lekët e takasapaguesve. Kush mban përgjegjësi për këtë? Nga klubi është larguar një hajdut si Lici, që duhet të shkojë në Prokurori. Kjo markë e qytetit kujt do t'I shitet? Administratori I ri është një person me diplomë false. Për mua ikën një hajdut dhe vjen një tjetër. Vllaznia nuk kushton vetëm 500 milion lekë të vjetër por ka një borxh të akumuluar mbi 1 milion euro", tha mes të tjerash Vjerdha.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi I kryebashkiakes Voltana Ademi, që ka treguar se Bashkia Shkodër është shembull përsa I përket zbatimit të ligjit, duke kërkuar që mos ketë ofenidme ndaj punonjësve të klubit, por nëse ka fakte për abuzime të ballafaqohen në Prokurori.

Duket se hapi për privatizimin e klubit shkodran nuk ka lënë shije të mirë te të gjithë, teksa rruga e shitjes dhe miratimit nga Këshilli Bashkiak nuk duket e lehtë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga