
Disa orë para ndeshjes së rëndësishme, Rumani-Shqipëri, lojtarët e përfaqësues tonë duken të motivuar para këtij takimi. Menaxheri i përfaqësues tonë, Alban Bushi ka postuar një foto në "Instagram", ku lojtarët duken sikur po bëjnë nxehjen për takimin e radhës. Ai shkruan: "Një fitues nuk rresht kurrë së provuari", duke lënë të nënkuptohet që kuqezinjtë do të provojnë gjithçka për ta fituar takimin e sotëm. Futbollistët e kombëtares shqiptare janë shprehur të gjithë të gatshëm për ta fituar takimin e sotëm, që në rast fitoreje do të mund të kualifikoheshim për më tej.
Poll