
Dënimi i Skënderbeut për të mos marrë pjesë një vit në Kupat e Europës ka sjellë edhe pasoja të tjera. Madje, është arritur deri në pikën sa është vënë në diskutim edhe titulli i fundit i korçarëve. Në dosjen e UEFA-s ka pasur materiale në lidhje me dyshime për ndeshje të trukuara jo vetëm në Kupat e Europës, por edhe në Superligë, madje të evidentuara qartë dhe që nisin që para 6 vitesh. FSHF dhe konkretisht sekretari i i përgjithshëm, Ilir Shulku, theksoi të enjten se ekipi kampion është Skënderbeu, sepse është dënuar vetëm për atë çfarë ka bërë në Europë. Kjo gjë nuk qëndron dhe këtu ka një paradoks, por drejtuesi i FSHF-së i komplikon më tej gjërat, duke thënë se i është kërkuar raporti UEFA-s dhe më pas çështjen do ta ndjekë Etika, që do të vendosë edhe për titullin. Për çfarë atëherë ndodh kjo gjë, kur dënimi është vetëm për Europën? Situatë shumë e çuditshme dhe e paqartë. Mbetet për t'u parë ç'do të ndodhë konkretisht.