
Kukësi dështoi për të 3-tin vit radhas të siguronte pjesmarrjen në Europa. Verilindorët këtë sezon mundën të siguronin mbijetesën vetëm në javën e fundit të kampionatit. Në një situatë të tillë largimet ishin të shumta.
Para pak ditësh Rraman Hallaçi ka nisur stërvitjen me skuadrën . Në miqësoren e parë të zhilluar me Gjilanin në “Kukës Arena” verilindorët u mposhtën 1-2, por ajo që ran ë sy ishte prezenca e madhe e lojtarëve nga akademia.
Siç duket Hallaci ka vendosur që këtë sezon për shkak edhe të situatave të ndryshme të ndodhur t’iu besojë të rinjve. Këto të fundit janë në kërkim të minutave për të treguar vetën dhe sih-kapiteni duket se do ua japë një mundësi për të bindur që t’i ketë pjesë për sezonin e ri.
Por jo vetëm lojtarë të dalë nga akademia janë në prioritet, por edhe futbollistë të afruar janë të rinj në moshë. Jo më kot dy afrimet e bërë nga verilindorët janë jo më shumë se 23 vjeç. Mbetet të shihet se cilët do të jenë lojtarët që do të marrin një ftesë nga trajneri Hallaci për sezonin e ardhshëm.