Në “Camp Now” tifozët kanë nisur të ëndërrojnë për rikthimin e Lionel Messit. Argjentinasi është në qendër të diskutimeve për të ardhmen e tij te PSG-ja, eksperiencë që duket rreth fundit.
Drejtuesit blaugrana kanë nisur të bëjnë gati planin për rikthimin e kampionit të botës në Barcelonë. Sipas mediave spanjolle u raportua se La Liga dhe Barça janë afër akordit për qëndrueshmërinë e financave për të garantuar rikthimin e Messit. Ndërsa në orët e fundit raportohet se katalanasit gjithashtu janë të gatshëm të shesin dy yjet e skuadrës për “Pleshtin”.
Lojtarët që janë në “fije të perit” janë Ansu Fati dhe Ferran Torres. Dyshja do të sakrifikohet për argjentinasin. Si për Ansu ashtu dhe për Torres interesimet drejt tyre nuk kanë munguar dhe merkatoja e verës pritet të jetë “zjarr” në “Camp Now”.