Sot luhet Itali-Gjermani dhe e gjithë vëmendja është aty. Gjermanët janë favoritë, por kjo nuk do të thotë asgjë, sepse Italia i ka “armët” për ta mundur. Portieri Nojer luan mirë me topin, Kimish dhe Hektor veprojnë mirë nga krahët dhe trekuartistët janë të shumtë, por axurrët kanë mbrojtjen e fortë dhe Pelenë. Gjermania është e zgjuar dhe lëviz shumë, ndaj është e vështirë ta ndalësh, megjithatë Konte do ta provojë me dendësi, presion te Toni Kros dhe sulme të shpejta.
MBAJTJA E TOPIT - Gjermania dhe Spanja kanë një përqindje të lartë të mbajtjes së topit, 69% mesatarisht në një ndeshje, por gjermanët kanë ndryshimin se kanë më shumë muskuj dhe vrapojnë më shumë. Gjermanët kërkojnë gjithmonë në thellësi dhe tentojnë futjen në zonën kundërshtare, por nuk është gjithçka. Italia ka prapa kuartetin Bufon, Barzagli, Bonuçi dhe Kielini, që nuk ka pësuar gol në Europian. Goli i vetëm u pësua ndaj Irlandës, ku në portë ishte Sirigu. Por edhe gjermanët nuk kanë pësuar deri tani.
[caption id="attachment_11918" align="alignnone" width="500"] Graziano Pellè festeggia il gol del 2-1 contro la Norvegia.
(Claudio Villa/Getty Images)[/caption]
TAKTIKA - Konte i ka idetë të qarta. Mbrojtja gjermane në ndeshjet e fundit ka qëndruar lart, mer krahët që shikojnë përpara dhe dy qendrat që rrinë shumë pranë mesfushës. Nuk është e pamundur për ta goditur Gjrmaninë e zbuluar, që do të thotë se sot në mbrëmje Konte do të kërkojë sulmin e shpejtë dhe presionin e madh te Kros: një top i vjedhur në mesfushë mund të sjellë rrezik për Nojerin, edhe pse dy qendrat lëvizin shpejt. Kros nuk ka shpejtësi dhe duhet vënë në presion për të hapur më pas mbrojtjen gjermane me Pelënë, që është shumë i fuqishëm.