Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Pjesë e historisë së futbollit shqiptar, Sokol KUSHTA në listën e PS-së sot në Vlorë

Shkruar nga NEWSPORT
Pjesë e historisë së futbollit shqiptar, Sokol KUSHTA në

Sokol Kushta padyshim është një nga lojtarët që kanë shkruar emrin me të arta në historinë e futbollit shqiptar. Futbollisti që i ka shënuar Barcelonës, ai që ka kontribuar për ngjyrat kuqezi të Flamurtarit, sot pret të shpërblehet nga tifozët e tij.

Shqipëria sot është në ethet e zgjedhjeve lokale. Krahas votës për kryetarin e Bashkisë, do të zgjidhen edhe anëtarët e Këshillit Bashkiak për qytetin e Vlorës. Pikërisht pjesë e kësaj liste është edhe legjenda e futbollit shqiptar, Sokol Kushta. Ai është i 16-ti në listën e Partisë Socialiste.

Prej orës 7:00 të mëngjesit kanë nisur qytetarët t'i drejtohen kutive të votimit. E në këtë ditë maratonë, Kushta shpreson që dashamirësia në fushën e blertë, të shpërblehet edhe me votë në mënyrë që të ketë mundësinë të kontribuojë sërish për qytetarët vlonjatë.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga