
Vedat Muriqi po shkelqen në La Liga me skuadrën e Mallorcas, ku ëhstë kthyer në një nga lojtarët më të kërkuar nga skuadrat europiane. Së fundmi për shërbimet e sulmuesit të përfaqësueses së Kosovës është future edhe skuadra e njohur spanjolle.
Bëhet fjalë për Alavesh që aktualisht militon në kategorinë e dytë në Spanjë, e cilaa kërkon të sigurojë shërbimet e Muriqit për të ngjithur një kategori më sipër. Duket shumë e vështirë në fakt që 28-vjeçari të pranojë të bashkohet me Al;avesh, pasi për “Piratin” dëshira është të luajë në një skuadër me një nivel më të lartë.
Kujtojmë se Mallorca ëhstë e vendosur të mos e lëshojë “xhevahirin” e saj për më pak se 30-40 milionë euro, shumë kjo që vetëm klubet nga Premier League mund ta marrin përsipër të paguajnë.