
Milan u eliminia nga Kupa e Italisë nga Torino, ku kuqezinjtë edhe pse me një lojtar më shumë përsëri nuk ia dolën të sigurojnë kualifikimin.
Pas kësaj disfate, Stefano Pioli ishte mjaft i zghënjyer, teksa theksoi se skuadrës së tij iu mungoi qartësia në momentin që ishin në avanatzh numerik pas daljes me të kuq të kundërshtarit.
“Pasi kaluam në epërsi numerike, nuk patëm kthjelltësinë për të përfituar nga ky avantazh. Është një zhgënjim i madh, ne donim fitoren dhe nuk e arritëm. Rrezikuam vetëm një herë në të 90-ën, më pas bëra zëvendësimet për të kërkuar ide të tjera sulmuese, duhej të shfrytëzonim më mirë kohën që kishim në minutat”, theksoi fillimisht Pioli.
De Ketelaere? E lashë të luajë sepse është një lojtar i rëndësishëm. Ai nuk ishte vërtet në rolin e tij, por Giroud kthehet nga Kupa e Botës dhe nuk mund të pres që ai të luajë gjithmonë çdo tre ditë, sepse rreziko të dëmtohet. Të luash si qendërsulmues kundër Torinom nuk është e lehtë, bëri disa lojë cilësore”.