Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

PIKANTE/ Bellai kapet me arbitrin e katërt: Është gol ai ooo, vetëm ju nuk në Shqipëri nuk e quani(VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
PIKANTE/ Bellai kapet me arbitrin e katërt: Është gol ai ooo,

Sfida mes Vllaznisë dhe Bylis u mbyll me shifrat 2-1, në Loro Boriçi. Takimi solli shumë kontestime në përfundimin e saj, pasi trajneri dhe presidenti i Bylis reaguan ndaj arbitrimit.

Presidenti u shpreh: “Kemi parë një tendencë gjatë gjithë ndeshjes”.

Trajneri Bellai: “Nuk e kuptoj si bëhen këto interpretime”.

Gjatë takimit shpesh herë Arian Bellai dëgjonte teksa i revoltuar i drejtohet arbitrit të katër në anësoren e fushës teksa shprehej për një faul në mesfushë që nuk u akordua në pjesën e parë të takimit: “Ore është faul ai, apo vetëm për ju në Shqipëri nuk quhet?”

Nuk u mjaftua me kaq teksa në pjesën e dytë një rast i pastër shënimi nga Antony u ndalua nga kryesori pasi e gjykoi si faul në mesfushë, Bellai dhe kësaj here i drejtohet arbitrit të katër: “Është gol ai ooo”.

Sfida në Shkodër u ndez akoma më tepër kur në minutat e fundit të shtesës ku Qardaku rrëzohet në zonë duke krijuar një kontakt gjatë rrëzimit mes Shehit dhe Zogoviç, që për ballshiotët ishte penallti e pa akorduar.

Por në fundin e takimit tekniku Bellai, me tepër profesionalizëm u tregua shumë diplomatik duke u shprehur:Besoj se ka çuna shumë të shkëlqyer dhe sduhet të PARAGJYKOJMË".

Momentet e takimit:

 

Reagimi i teknikut Ardian Bellai, për rastin e Antony 

Kontakti i Qardakut me Shehin dhe Zogovic 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga