Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Peter Olaynka futbollisti më i mirë”, Presidenti Kapllanaj kalon “presionin” te Tirana: Do ta kenë të vështirë në Ballsh, këtë javë mbyllim problemet financiare

Shkruar nga NEWSPORT
“Peter Olaynka futbollisti më i mirë”, Presidenti

Bylisi do të luajë ndeshjen e parë pas rikthimit të futbollit prej pandemisë ndaj Tiranës. Ballshiotët presin në “Adush Muça”, kryesuesit e Superligës dhe kërkojnë që ta nisin me fitoren.

Në një intevistë për “Fax Sport”, presidenti I Bylisit, Besnik Kapllanaj është shprehur se kjo do të jetë një ndeshje e vështirë për Tiranën pasi ata janë në presion për të marrë 3 pikët. Gjithashtu numri një I ballshiotëve tregoi që këtë javë zgjidhen problemet financiare dhe inagurohet kompleksi I Bylisit.

“Brenda kësaj jave do të bëhet inagurimi I kompleksit të Bylisit pasi ka përfunduar totalisht. U bë një pauzë e gjatë, por kemi filluar stërvitjet dhe nuk kemi asnjë problem dëmtimesh. I plotësojmë të gjitha kushtet e protokollit pasi nëse nuk do t’I plotësonim nuk do të luanim, por ditën e mërkurë do të jemi në fushë. Në Ballsh nuk ka pasur asnjë rast me Covid-19, por të gjitha binzeset e mia kanë qenë të mbyllura. Jemi munduar gjatë kësaj kohe të zgjidhimin problemet financiare dhe të jem I sinqertë nuk i kemi mbyllur të gjitha. Shpresojmë që këtë javë t’I mbyllim të gjitha çështjet financiare dhe lojtarët mos të kenë problem”.

Sfida ndaj Tiranës? “Mendoj se është një ndeshje e vështirë për Tiranën, pasi presioni është i atyre. I kemi pasur të gjitha mundësit ta përgatisimin këtë ndeshje në mënyrë e duhur. Ngelet një ndeshje futbolli dhe në fund ta fitojë ai që e meriton”.

Titulli? “Nuk bëj llogarit e Kukësit e për këtë duhet pyetur Safet Gjici. Presidenti I Kukësit është karizmatik dhe nuk dorëzohet asnjëherë. Ne kemi planet tona dhe jemi afër zonës Europiane e jemi larg vetëm 5 pikë. Gjici kërkon të fitojë çdo gjë të mundshme, madje edhe miqësoret e kjo është për t’u lavdëruar nga ana e tij. Kampionati është I hapur me të gjitha skuadrat që konkurojnë përveç Flamurtarit dhe Luftëtarit”.

Tifozët? “Do të ndikojë për keq pasi futbolli luhet për tifozët dhe janë lojtari I 12-të për një klub. Nuk kemi çfarë të bëjmë dhe duhet të respektojmë ligjet e vendosura nga shteti”.

Arbitrat? “Ka pasur disa ndeshje që kanë qenë problem. Bylisi është nga një qytet I vogël dhe skuadra e vogëla janë më pak të favorizuara. Nuk është momenti të merremi me çfarë ka kaluar, por të shikojmë përpara për ndeshjet e mbetura. Gabimet bëhen kudo dhe I kemi lënë pas këto gjëra dhe shpresojmë që të gjithë aktorët e garës të bëjnë maksimumin që kampionati të mbyllet në mënyrën e duhur. Sistemi VAR? Jam pro këtij sistemi pasi gabimet do të reduktohen. Përderisa është shpikur tregon që është më mirë. Me sa jemi inforuar nga FSHF-ja shumë shpejt do të ketë edhe VAR në Shqipëri”.

Trajneri Dovedan? “Ka pasur një situatë që ndeshje pas ndeshje nuk fituam, por jemi ulur dhe kemi disuktuar. Kemi një marrëveshje për të mbyllur këtë sezon e më pas do të ulemi të flasim edhe për sezonin tjetër. Planet tona janë që t’u japim më shumë mundësi lojtarëve që kanë kontrata afatgjata duke parë që nuk do të ketë pushime për sezonin tjetër. Në këto muaj që kanë ngelur do të punojnë për objektivat që kemi, por edhe për të konsiliduar skuadrën edhe për sezonin e ri”.

Merkato? “Kemi disa emra që më pëlqejnë, por nuk I them tani pasi mund të prishim harmoninë e skuadrës. Blerja më e mirë? Padyshim është Peter Olayinka që mbush arkat e klubit dhe fitojmë çdo vit nga ai. Bylisi kërkon lojtarë të rinj që kanë ego për të shkuar në skuadra më të forta apo edhe jashtë Shqipërisë.

Tifozët mezi po e presin rikthimin e duke parë që jemi një qytet I vogël na thonë ka ndonjë vend për në stadium apo jo, por ne nuk I kënaqim dot të gjithë. Do të lejojmë numrin që është kërkuar nga Federata dhe të tjetër do ta ndjekin nga shtëpia. Është gjë e mirë që fillojë kampionati pasi 5 muaj për lojtarët do të ishte shumë e vështirë të merrnin veten dhe sidomos klubi jonë që ka shumë lojtarë të rinj”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga