Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Pësuam gol karambol”, Mirel Josa: Komplimentoj lojtarët, luajtën si të barabartë me Tiranën

Shkruar nga NEWSPORT
“Pësuam gol karambol”, Mirel Josa: Komplimentoj lojtarët,

Laçi dhe Tirana kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të “Abissnet Superiore”. Edhe pse kurbinasit mbetën me 10 lojtarë që prej minutës së 18’, ku Silva u ndëshkua me karton të kuq, sfida në “Elbasan Arena”, përfundoi në barazim 1-1.

Në përfundim të ndeshjes foli për mikrofonin e MCN, trajneri i Laçit Mirel Josa.

1 pikë. “Pika e vlefshme. Kam mendimin që pjesën e parë e filluam lojën shumë mirë, presuam Tiranën në mesfushën e saj. U prishën ekuilibrat me daljen jashtë të lojtarit tonë. Skuadra duhet të ishte tregu më e qetë, po menduam më shumë për t’u mbrojt dhe për të rregulluar punët në pjesën e dytë. Pësuam gol karambol. Skuadra pati iniciativë dhe luajti si e barabartë me Tiranën, dhe pas barazimit 1-1 shkuam prap në portën e Tiranës. Duhet të komplimentoj lojtarët për shpirtin e garës, ambicien që kanë”.

Fundi apo final four? “Nuk kam frikë nëse futbollistët i kam në këtë gjendje. Nuk ka kundërshtar të dobët, duhet të bëjmë punët me zell, të fitojmë 3 pikët”.

Ishit gati të sakrifikonit për fitoren? “Duhet të sulmonim Tiranën. Ndeshja ishte e mbaruar 1-0, u barazua dhe ne aty mund ta godisnim. Kundrasulmi u kap me pasime të gjata. Duhet të ishim të kujdesshëm me Ujkën ose Kryeziun, por në atë momente Kryeziu mbeti vetëm dhe Tirana mund të shënonte po të tregohej më e kujdesshme. Do të komplimentoj lojtarët, për çfarë dhanë. Treguan përqëndrim shumë të madh”.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga