Mbrojtësi i Kombëtares sonë dhe i skuadrës së Romës, Marash Kumbulla po përballet me një moment të vështirë. Që prej fundit të prillit, në atë ndeshje kundër Milanit, mbrojtësi shtatlartë pësoi një dëmtim të rëndë në ligament dhe është jashtë fushave të blerta.
Kumbullës i duhej të operohej dhe operimi i tij shkoi shumë mirë. Sot ish-lojtari i Veronës është parë në qendrën stërvitore të kryeqytetasve dhe po ndiqet hap pas hapi rikuperimi i tij.
Të paktën edhe 6 muaj i duhen lojtarit shqiptar që të rikthehet në formën e tij të plotë dhe të jetë i gatshëm dhe nën urdhërat e Mourinhos.
Siç duket mbrojtësi do të humbasë edhe ndeshjet e mbetura të Kombëtares shqiptare, ndeshje që janë të velfshme për Euro 2024.
Foto e marrë nga / Federata Shqiptare e Futbollit, Facebook