Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Peshëngritje/ Shqipëria merr sërish medalje, Kreshnik Leka shpallet kampion bote

Shkruar nga NEWSPORT
Peshëngritje/ Shqipëria merr sërish medalje, Kreshnik Leka

Peshëngritja është sporti që vazhdon të nxjerrë kampionë. Sportistët që garojnë në këtë kategori i kanë sjellë medalje të shumta Shqipërisë, duke mbajtur lart flamurin shqiptarë.

I fundit që sjell një medalje për vendin tonë është Kreshnik Leka, i cili në stilin e shkëputjes ka arritur të rrëmbejë vendin e parë në kampionatin botëror të mbajtur në Wieliszka të Polonisë. Në këto kushte është shpallur kampion bote duke regjistruar kështu një sukses fantastik  në këtë disiplinë.

Drejtori i klubit shumësportësh Teuta ngriti me sukses 113 kg në provën e parë, 117 në të dytën dhe 119 kg në provën e tretë. Në stilin e shtytjes Kreshnik Leka ngriti 137 kg në provën e parë dhe u rendit i katërti në dygarësh.

Në Botërorin Masters, Leka, i cili njëkohësisht është edhe president i Shoqatës “Mjeshtrat e Peshëngritjes Shqiptare”, garoi në Masters 45V në peshën 102 kg.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga