
Vlonjatët janë klubi që po trumbetojnë më së shumti çështjen e rrogave dhe sigurinë në pagesa, por duket se e vërteta është shumë më ndryshe nga çfarë flitet. Gjatë ditëve të fundit irritimi i lojtarëve ka qenë maksimal, ndërsa braziliani Danilo Alvesh mësohet se ka bojkotuar dje stërvitjen.
Burime konfindenciale për "newsport.al" bëjnë me dije se lojtarët kuqezinj kanë më tepër se pesë muaj pa marrë pagesë, çfarë po i shtyn ata që të braktisin skuadrën në momentet e fundit. Nëse dje ka qenë trajneri Gugash Magani ai që i ka bindur dhe i ka kthyer që të vijnë në stërvitje, të hënën pritet që të ketë bojkot masiv deri në dhënien e pagesave.
Administratori Sinan Idrizi ndodhet në Turqi pranë familjes dhe bizneseve të tij, ndërsa ardhja e tij pritet që të zgjidhë këtë situatë, e cila mund të degjenerojë edhe më tej. Ende disa lojtarë nuk kanë hedhur firmën nën kontratë mund të largohen, duke prishur kështu planet e trajnerit.