
Faqja zyrtare e Serie A në ‘facebook’ i ka kushtuar hapësirë jo pak të madhe mesfushorit të kombëtares kuqezi dhe Pescaras në kampionatin italian. Ata vlerësojnë lojtarin, ndërsa citojnë fjalët e tij në një foto ku është shfaqur vlonjati me fanellën e Pescaraas.
“Unë dhe familja ime kemi mbërritur në vitin ’97 në Cremona, babai im ishte këtu në Itali. Kur filloi lufta në Shqipëri ai na mori me vete këtu. Isha 9 vjeç dhe u ndjeva mirë; në atë moshë çdo gjë të duket e bukur dhe nuk e sheh mirë realitetin. Sot jam krenar që jam kapiten i Pescara-s, është nder i madh. Kam raport të mirë me tifozët dhe qytetin e bukur. Dua të vazhdoj të jem pjesë e tyre”, shkruhet mbi foton e Memushajt, i cili po tregon se e meriton fanellën kuqezi dhe se është një nga më të mirët në fushë.