Skuadra e Brazilit arriti në Lima, kryeqytetin e Perusë për ndeshjen që do të luhet nesër mes tyre për Eliminatoret e Botërorit "Rusi 2018".
Por, sapo ekipi i "Seleçaos" mbërriti në aeroport, Nejmar tërhoqi vëmendjen e tifozëve vendas, ndërsa papritur një persona jua afrua "ylli" të Brazilit duke e kapur me të dyja duart.
Sigurisht që rojet e sigurimit u vunë në aksion menjëherë, por qëllimi i tifozit peruan ishte thjesht të takonte idhullin e tij.
Më pas Nejmar u shoqërua nga forcat e sigurimit, për të mbajtur situatën nën kontroll, ndonëse episodi ishte i shkëputur dhe personi që iu afrua nuk pati qëllim për ta lënduar sulmuesin e Barcelonës.
https://www.youtube.com/watch?v=NjQzAXvGPMY
Poll