Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ 6 gola dhe përmbysje, PARTIZANI fiton Superkupën dhe sulmuesin e munguar ndaj Kukësit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 6 gola dhe përmbysje, PARTIZANI fiton Superkupën dhe sulmuesin

Partizani-Kukësi 4-2 (Mala 6', Braun 88' 94' 99', Musta 39' 57')

6 gola dhe përmbysje, PARTIZANI fiton Superkupën dhe sulmuesin e munguar ndaj Kukësit

Ndeshja: Finalja e Superkupës dhuron spektakël dhe 6 gola. Partizani kaloi i pari në avantazh me Malën që në minutën e 6-të, ndërsa Musta barazoi që në pjesën e parë. Në të dytën, Kukësi ishte më kërkues në lojë dhe përmbysi gjithçka me Mustën. Mesfushori me një ''perlë'' nga goditja e dënimit e dërgoi topin në rrjetë. Kur u dukë se gjithçka do të mbyllej me fitoren e verilindorëve, ishte Braun ai që shënon në fund të ndeshjes duke e çuar në shtësë. Në 30 minutat shtesë është sërish sulmuesi Braun që shënon dhe dy gola të tjetër duke bërë liderin dhe duke treguar të gjithë potencialin e tij. Partizanit duket se ka gjetur njeriun gol.

Të dyja skuadrat kërkojnë trofeun e parë për këtë sezon. Për trajnerin Duro kjo do të jetë ndeshja e parë zyrtare me Kukësin, ndërsa Lerda ka debutuar në Kupat e Europës, por këtë herë do të debutojë përballë një skuadër shqiptare. Si Duro ashtu dhe trajneri italian i Partizani kanë zgjedhur 11-shen titullare për këtë takim.

Partizani: Hoxha, Belica, Boldor, Bitri, Trashi, Telushi, Broja, Mala, Corderio, Solomon, Asani

Kukësi: Avdyli, Teqja, Musta, Maliqi, Kotobelli, Musolli, Rroca, Limaj, Ethemi, Gavazaj, Shkurtaj.

Komenti minutë pas minute

109' Romero ndërhyn keq ndaj Musollit, ndërsa kapiteni i Kukësit i kërkon llogari mesfushorit. Më pas lotjarët përplasen mes tyre.

104' Jashtë Çema i futur në pjesën e dytë, në fushë Kitanovski.

99' Braun shënon dhe golin e 4-të. Brenda zonës godet me të djathtën dhe e dërgon topin në rrjetë.

94' Trashi pason te Braun, ky i fundit godet fort me topin që ndalet në rrjetë.

91' Nis shtesa e parë me topin që shkelmohet nga Partizani.

90' Mbyllet në barazim 2-2 ndeshja. Skuadrat shkojnë drejt shtesës për të përcaktuar fituesin.

88' BRaun me kokë godet brenda zonës, topi ndalet nga Avdyli, por sulmuesi e dërgon në rrjetë.

75' E pabesueshme çfarë humbet Maliqi me portën bosh pas një pasimi nga Gavazaj.

57' Musta nga goditja e dënimit shënon një SUPERGOL.

48' Jashtë Asani, në fushë Bardhi.

47' Kukësi e nis menjëherë në sulm. Ethemi fal Partizanin pasi vetëm përballë Hoxhës nuk shënon.

46' Rroca jashtë për shkak dëmtimi, në fushë Lulaj.

45+2' Mbyllet pjesa e parë në barazim 1-1. Një gol i Malës dhe i Mustës vendosin fraksionin e parë.

39' Një përgjumje e Partizanit në mbrojtje. Rroca pason te Musta që brenda zonës e dërgon topin në rrjetë.

30' Telushi provon nga distanca, pret Avdyli.

24' Limaj provon nga distanca, Hoxha devijon topin në këndore.

6' Mala ndëshkon Kukësin pas një pasimi të Corderios.

5' Partizani jep sinjalin e parë. Trashi pason te Asani që breda zonës godet, por ndalet nga Avdyli.

1' Starton ndeshja në "Elbasan Arena". Partizani shkelmon topin e parë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga