Antonio Konte ka drejtuar lojtarët italianë për herë të fundit në ndeshjen e djeshme kundër Gjermanisë.Europiani do të ishte kompeticioni i fundit për të në krye të kombëtares. Ai do të largohet drejt Anglisë për të marrë drejtimin e Chelseas, ndërsa vendin e tij në krye të Italisë do ta zërë Ventura.
Më shumë se të gjithë të tjerët ai i ka dhënë shpirtin këtij Europiani, me grintën nga minuta e parë në minutën e fundit. Mbrëmë nuk ishte faji i tij, llogarit sërisht rezultuan të sakta deri në momentet e penalltive. Aty Konte nuk mund të hynte dot as në portë dhe as të gjuante penallti.
Duke folur sot në konferencën e fundit për mediat si trajner i Italisë ai ka pasur një falenderim special për lojatrët, që sipas tij dhanë më të mirën në fushën e lojës.
“Më vjen keq për djemtë, për mua ishte nder i madh t’i trajnoja. Më dhanë maksimumin që kishin. E arritëm objektivin tonë në këtë Europian.I qëndruam kampionëve të Europës dhe kampionëve të Botës”, u bshpreh Konte duke iu referuar përballjeve me Spanjën dhe Italinë.
Kështu për Konten dhe Italinë nisin epoka të reja, trajneri dha gjithë sa mundi për këtë skuadër, ndërkohë që kërkon të rregjistrojë një tjetër sukses në CV e tij, atë angleze.