Fitorja 5-1 në derbi e Tiranës kundër Partizanit duket se nuk do të shqitet asnjëherë nga mendja e trajnerit Emanuel Egbo. Herë pas herë “timonieri” i bardhebluve bëhet nostalgjik për atë sfidë ku kryeqytetasit shënuan një rekord të ri sa i përket përballjeve me rivalin e përjetshëm, Partizanin.
Në një kanal të hapur së fundmi në “Youtube”, nigeriani ka publikuar momentet më të bukura në krye të pankinës së bardheblu. Ndërsa ka veçuar pikërisht derbin e “Air Albania Stadium”, ku dy golat e Bathës, autogoli i Idrizajt dhe dygolëshi i Muçit turpëruan skuadrën e drejtuar asokohe nga Franko Lerda.

Galeria fotografike ()
Poll