
Kukësi po vazhdon prej ditësh përgatitjet për ndeshjen e Bylisin, takim që do të luhet më 13 janar duke nisur që nga ora 13:00 në stadiumin “Adush Muça”. Një sfidë mjaft e rëndësishme për verilindorët të cilët edhe për shkak të renditjes përballja me ballshiotët shikohet si një duell direkt për mbijetesën.
Edhe pse tek verilindorët duket të zgjidhen disa çështje kryesore si ajo e trajnerit, përsëri lojtarët kanë zbritur në fushën e lojës nën drejtimin e Rrahman Hallaçit dhe Ylli Shametit, teksa ditën e sotme kanë zhvilluar edhe një ndeshje miqësore brenda familjes.
Ekipi i parë ka fituar me shifrat e thella 7-0 ndaj U-21, duke u treguar superiorënë këtë duel.
Poll