
Partizani ndodhet në Ohër, vend ku po zhvillon fazën përgatitore në kuadër të ndeshjeve të Conference League. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja po merr ngarkesën e duhur. Ndërkohë, paralelisht drejtuesit e kuq po punojnë për të përforcuar organikën me elementë cilësorë. Deri më tani, Emiliano Musta, Herald Marku dhe Dajan Shehi janë futbollistët e zyrtarizuar. Ndërsa ka mbetur në "vend-numëro" Arinaldo Rrapaj.
Kontrata që ka vlonjati me Skënderbeun është bërë problem. Drejtuesit korçarë vështirë se do ta lënë të lirë lojtarin për t'iu bashkuar kryeqytetasve, ndaj ende s'ka pasur zyrtarizim nga ana e të kuqve. Pritet me interes të shihet se çdo të ndodhë, teksa në Korçë janë të vendosur që për shërbimet e talentit vlonjat duhet të derdhet një shumë në arkat e klubit të tyre.