
Në ndeshjen mes Flamurtarit dhe Skënderbeut u pa një episod që jo rrallë herë ndodh në futboll. Donjet Shkodra në momentin e zëvendësimit u duk shumë i nevrikosur dhe nuk ishte dakord me trajnerin Ilir Daja. Lidhur me këtë rast, ditën e djeshme drejt Korçës është nisur presidenti i klubit, Ardjan Takaj, i cili ka qetësuar "ujërat".
Mësohet se, në kampin korçar nuk ka asnjë çështje "Shkodra" apo "Daja", çka do të thotë se, lojtari ka shpjeguar gjithçka përballë drejtuesve të klubit, duke u justifikuar se, acarimi ka ardhur për shkak se ai vetë nuk ka mbetur i kënaqur nga ajo që ka dhënë në fushë dhe se nuk kishte pasur asnjë problem lidhur me zëvendësimin e bërë nga Ilir Daja.
Pas këtij shpjegimi të dhënë, mësohet se klubi e ka mbyllur këtë histori, duke lënë të qetë lojtarin i cili edhe pse mund të ketë pasur realisht ndonjë pakënaqësi me zëvendësimin, ja ka dalë të gjëjë një zgjidhje këtë herë.