Ditën e djeshme as ndeshjes së Partizanit me Bylisin, një lajm i fundit erdhi për dy futbollsitët e të kuqve, Skuka dhe Cara, të cilët mësuan se ishin ftuar nga trajneri Reja për miqësoren me Italinë. Interes ngjalli mosftesa e golashënuesit më të mirë të kampionatit, Redon Xhixha.
Ditën e sotme, në media u aludua për një refuzim të sulmuesit të Tiranës me arsyen se ishte duke udhëtuar në Greqi për të biseduar me një klub për një transferim të mundshëm në janar por do të jetë vetë Xhixha i cili do të hedhë poshtë këtë gjë.
“Ju lutem boll me këto lajme të pavërteta, unë nuk e kam refuzuar ftesën në kombetare dhe kurrë nuk do ta refuzoj ftesën për të luajtur për ngjyrat më të bukura në botë.”- shkruan Xhixha në Instagramin e tij.